Rikonfirmohet për një tjetër mandat 2-vejçar, Kryesia e Konferencës së Rektorëve të Shqipërisë

Në mbledhjen e sotme të KR, u rizgjodhën Kryetari i saj, Prof. Dr. Artan Hoxha – rektori i UT; Nënkryetarët e saj, Prof. Dr. Skënder Topi, rektori i Universitetit të Elbasanit dhe Prof. Dr. Tonin Gjuraj, rektor i UET.

Duhet thënë se, prej 2020, nën drejtimin e Kryetarit Hoxha, KR ka një funksionalitet të plotë, me impakt pozitiv në përmirësime dhe ndryshime të çështjeve që preokupojnë arsimin e lartë në vend, si dhe në vendosjen e një bashkëpunimi të shkëlqyer midis sektorëve publik e jopublik të AL, MAS-in dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.