Rezultatet nga regjistrimi: 54,21% maqedonas dhe 29,52% shqiptarë

Shkup, 30 mars – Sot në mesditë u publikuan rezultatet e regjistrimit të realizuar vitin e kaluar në Maqedoni dhe diasporë.

Pas shumë muajve pritje dhe mos durim mes qytetarëve, përfundimisht dolën statistikat dhe numrat se kush sa përqind qëndron në këtë vend.

Kështu, sipas rezultateve nga ESHS, nga popullsia e përgjithshme, doli se maqedonas janë 1,137,030 banorë ose përbëjnë 54,21% të popullsisë.

Shqiptarët janë popullsia e dytë në Maqedoni sipas numrit, me numër të përgjithshëm prej 619,187 banorë, ose 29,52 përqind.

Më pas vijojnë turqit me 83,443 banorë, ose 3,98%. Romët janë 49,104 banorë ose 2,34%. Serbët janë 24,759 banorë ose 1,18%. Boshnjakët 18,163 banorë ose 0.87%. Vllehët 9,208 banorë ose 0,44 përqind. Si dhe komunitete të tjera janë regjistruar 24,165 ose 1,16%.

6,31% janë persona të cilëve u janë marë të dhënat nga burime administrative. Në total, në Maqedoni popullsia e përgjithshme shënon 2,097,319 banorë.

Nga popullsia rezidente e cila graviton në vendin tonë, janë regjistruar 1,073,299 maqedonas, ose 58,44% e popullsisë.

Më tej shqiptarët 446,245 ose 24,3% e popullsisë. Turqit 3,86%, romët 2,53%, serbët 1,3%, boshnjakët 0,87%, vllehët 0,47% dhe të tjerë 1,03% . 7.20% janë regjistruar si persona për të cilët të dhënat janë marë nga burime administrative. Në total, popullsia e cila qëndron në vend, shënon 1,836,713.

Sa i përket popullsisë jorezidente ose qytetarët të cilët kanë emigruar vendeve të jashtme vërejmë se numri i shqiptarëve është pothuajse për tre herë më i madh. Kështu, maqedonasit si popullsi rezidente janë regjistruar 63,731 të tillë, ose 24,45%.

Shqiptarët jo rezident janë regjistruar 172,942 ose 66,36%.

Më pas turqit 4,79%, romët 1,02%, serbët 0,35%, boshnjakët 0,81%, vllehët 0,19%. Në total 260,606 qytetarë.

Sa i përket në qytetin e shkupit, maqedonasit kanë rezultuar të jenë 309,107 banorë, ose 58,71% e popullsisë në Shkup. Më pas vijojnë shqiptarët me 120,293 banorë, ose 22,85% e banorëve.

Vijojnë turqit me 1,62%, romët me 3,5%, serbët 1,8%, boshnjakët 1,4% vllehët 0,53%, të tjerë janë regjistruar 1,19% ndërsa persona të cilëve u janë marë të dhënat nga burime administrative, është 8,39%.

Numri total i banorëve në Shkup shënon 526,502./Zhurnal.mk