Rezultatet nga reforma në ujësjellës, Ballkuku: 18.6% norma e arkëtimit

Treguesit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve janë përmirësuar gjatë muajit gusht.

Zëndëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se arkëtimet janë rritur me 18.6 % në gusht të këtij viti, krahasuar me gushtin e 2023-shit.

“Edhe muaji gusht faktoi ecurinë pozitive të treguesve në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. 18.6% norma e arkëtimit, krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar. Reforma që ndërmorëm në sektor po jep rezultate positive”, u shpreh ajo.

Qeveria nisi implementimin e reformës në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në fillim të vitit 2022. Reforma kishte si objektiv agregimin e kompanive dhe marrjen e mazhorancaës së aksioneve nga ana e qeverisë.

Kjo solli edhe shëndoshjen financiare dhe teknike të kompanive, dhe si rrjedhojë edhe një shërbim më të mirë për qytetarët.