Rexhepi, deputetja e VV-së: Zajednica nuk i normalizon marrëdhëniet Kosovë – Serbi, synim e ka abnormalizimin e vendit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, në rrjetin social FaceBook, ka reaguar ku ka shkruar se “Zajednica nuk kalon!”.
Sipas deputetes Rexhepi, Zajednica nuk mund të jetë as në qendër as parakusht i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, pasi sipas saj synimi i shtetit serb është abnormalizimi i Republikës së Kosovës.
Siç dihet ndërkombëtarët kanë nisur një fushatë duke bërë presion tek institucionet e Kosovës, që sa më parë të fillojë themelimi dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbë, për kundër që kryeministri aktual Albin Kurti, ka organizuar protesta dhe ka qenë kundër themelimit të këtij Asociacioni.
Ky është shkrimi i plotë i deputetes së LVV-së, Arijeta Rexhepi.
Zajednica nuk mund të jetë as në qendër as parakusht i normalizimit të marrëdhënieve sepse synim e ka abnormalizimin e vendit tonë.
Prandaj: Zajednica nuk kalon!

