Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët në Vlorë

Teksa veriu i vendit po përballet me reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta, Vlora është përmbytur.

Mësohet se për shkak të reshjeve, ka pasur probleme në disa akse kryesore.

Qarkullimi i automjeteve është bllokuar nga prania e ujit në lagjen “Rilindja”, zona pranë kishës Ortodokse por edhe në disa segmente qe lidhin bulevardin e Vlorës me rrugën Transballkanike.

Kujtojmë se vendi ynë po përballet me mot të keq, ku në disa zona ka reshje shiu dhe në disa të tjera borë.