“Reset” – Publikohen pamjet e operacionit ku u kapen 500 kg drogë! Balla: Po jep rezultate lufta kundër trafikantëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet e operacionit “Reset”, ku në pranga u vunë 7 persona, ndërsa u kapën 500 kg drogë, gati për t’u transportuar me furgon përmes rrugëve detare drejt Turqisë.
“Lufta kundër trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike përmes Operacionit Kombëtar “Tempulli”, po jep çdo ditë rezultate. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe RENEA për goditjen e një grupi kriminal: 10 persona të arrestuar/proceduar dhe 500 kg lëndë narkotike kanabis të sekuestruar”, shkruan Balla në rrjetin social facebook.
Në pamje shihet momenti kur forcat e policia dhe RENEA ndërhyjnë në një banesë, aty ku përgatitej lënda narkotike.
Siç shihet në pamje, policia u bën thirrje personave që të mos lëvizin: “Ndal, policia, duart lart”.