Remi: Hetuesit e Speciales erdhën me urdhër për kontroll telefoni
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa është deklaruar pasi intervistimit nga hetuesit e Speciales. Ai ka thënë se i është sekuestruar telefoni i tij ndërsa ka bërë të ditur se biseda zyrtare është bërë në zyret e EULEX-it.
Ish-komandant Remi ka thënë se hetuesit e Speciales kishin shkuar në shtëpinë e tij dhe i kishin prezantuar një urdhër për kontroll të telefonit.“Sonte rreth orës 20:00 para shtëpisë time më janë prezentuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit. Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit. Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellur me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”, ka shkruar Remi.

