Remenski flet për LSDM-në, për Ruskovskën, për Kosovën, dhe të ardhmen e vendit

Shkup, 22 gusht – Profesoresha Frosina Remenski sot në tv21 u shpreh se pushteti nuk ka patur mjaftueshëm transparencë lidhur me negociatat me Bullgarinë, transmeton Zhurnal.

Ajo shprehet se përfshirja e bullgarëve, malazezëve dhe kroatëve në Kushtetutë nuk do të sillte asnjë problem.

“Dy gjëra janë problematike për mua, ajo është nëse do të kërkohet futja si mënyrë e çelësit etnik në seksionin e punësimit në organet e administratës shtetërore sepse kjo është një nga vlerat themelore të rendit kushtetues dhe mendoj se nuk duhet, sepse ne jemi një shoqëri civile e deklaruar në të cilën qytetari pavarësisht nga përkatësia e tij sociale, etnike, fetare, politike është në qendër të vëmendjes dhe derisa të fokusohemi pikërisht tek individi, pavarësisht epiteteve të tij të mëparshme, këto debate do t’i kemi në publik”, tha Remenski.

Lidhur me marrdhëniet Kosovë-Serbi, ajo shprehet se do të ketë përpjekje për të parandaluar ndonjë iincident më të madh mes dy shteteve.

“Besoj se do të rezistohet përshkallëzimi që është parashikuar gjatë muajit të kaluar, do të bëhen përpjekje për të parandaluar ndonjë përçarje të madhe të sigurisë së Kosovës sepse atëherë fokusi do të ishte patjetër në Ballkanin Perëndimor, por jo në pjesën e proceseve politike për integrim, por në pjesën e futjes së një lloj paqeje apo shuarjes së disa krizave”, tha Remenski.

Sipas saj, do të vijë koha kur Serbia do të përballet me zgjedhjen mes anëtarësimit në BE dhe njohjes së Kosovës.

Sa i përket Ruskovskës, ajo shprehet se prokurorja duhet të përballet me përgjegjësinë në vend se të luajë rolin e viktimës.

“Nuk shoh arsye pse një prokuror publik do të ishte “ariu i mbrojtur” dhe për të të mos vlejnë rregullat e lojës në korniza të ligjit, dhe pse aludohet për ndonjë solidaritet brenda prokurorëve se kush pas kujt duhet të qëndrojë, duke patur parasysh se ligji për prokurorë publik e obligon prokurorin shtetëror të kryejë mbikqyrje dhe kontroll mbi punën e prokurorëve ku ai është kompetent”, thotë Remenski.

Lidhur me partinë e LSDM-së, ajo shprehet se ka kaluar koha kur bindeshin qytetarët. Sipas saj, tani është koha që të sqarohen gjërat me fakte si dhe pranimin e gabimeve.

“Besoj se periudha deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare do të shfrytëzohet për konsolidimin e radhëve partiake sepse konsideroj se kjo mungon. Mungon nga arsyeja që duhet të ndërtohet kjo memorje institucionale, duhet të publikohen këto dokumente partiake si qëndrime partiake për çështje kyçe në shtet e të cilat do të jenë të kapshme publikisht”, thotë Remenski.

Lidhur me të ardhmen e vendit, ajo thotë se për të rinjtë, më me rëndësi është ajo që po ndodhë në Evropë se sa kujt i përkiste mbreti Samoil./Zhurnal.mk