Regjistrohen 196 raste të reja me KCovid-19, një i vdekur

Shkup, 3 prill – Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 196 raste të reja me Kovid-19 nga 2.067 teste e bëra.

Nga rastet e reja, 105 janë në Shkup,  30 në Manastir, 13 në Prilep, 11 në Ohër, shtatë në Kumanovë, nga katër në Shtip dhe Vinicë , nga tre në Veles, Kërçovë, Strugë dhe Gjevgjel, nga dy në Kavadar, Strumicë dhe Resnjë dhe nga një rast është regjistruar në Gostivar, Koçan, Negotinë dhe Sveti Nikollë.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (196), janë regjistruar 38 riinfektime.

Janë regjistruar 23 pacientë të shëruar nga Kavadari – 7, Manastiri – 5, Dellçeva – 3, Velesi -2, Gostivari, Kërçova, Gjevgjelia, Negotina dhe Resnja – nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një i vdekur nga Manastiri (81), në kushte spitalore.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.969.035 testime të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.670, numri i të shëruarve është 295.457, numri i të vdekurve është 9.228, dhe numri i rasteve aktive është 1.985.