Regjistrimi i popullsisë, Lidhja Demokratike do të kërkojë ndryshime ligjore
Shkup, 6 Prill – Lidhja Demokratike do të kërkojë ndryshime në ligjin për regjistrim, dhe do të paraqesë iniciativë në Kuvend për hapjen e debatit për të kapërcyer disa palogjikshmëri sipas tyre, në Ligjin për regjistrim në pjesën e popullatës jorezidente që, siç theksoi kryetari I LD-së Pavle Trajanov, mërgata të mos hyjë në numrin e përgjithshëm të popullsisë. Ata shohin palogjikshmërinë e regjistrimit në, siç thonë, 132 mijë persona të renditur me të dhëna të kryqëzuara por pa të dhëna për përkatësinë etnike dhe fetare, gjuhën që përdorin etj., si dhe mbi 240 mijë të krishterë të cilët nuk dihet se janë katolikë apo ortodoksë. Thonë se iniciativa do të mbështetet nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. Kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk dëshiron të komentojë nismën e Trajanovit derisa ta shohë.

