Regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme në dy paraqitje në qershor

Shkup, 15 qershor – Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme do të realizohet me një afat të regjistrimit me dy paraqitje në muajin qershor. Paraqitja do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të Schools.mk.

Sipas konkursit të MASH-it për regjistrim në vitin e parë të arsimit të mesëm, paraqitja e parë e nxënësve do të bëhet më 20 qershor 2023  deri në orën 24 dhe më 21 qershor 2023 deri në orën 15. Lista preliminare e renditjes së nxënësve të regjistruar publikohet më 22 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen ëëë.mon.gov.mk më së voni deri në orën 9.

Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datën 22 qershor nga ora 12 deri në orën 19 dhe më 23 qershor nga ora 7 deri në orën 19, sipas orarit të përgatitur nga shkolla. Renditja përfundimtare e secilës shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 24 qershor 2023, më së voni  deri në orën 12 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.

Министерството за образование и наука денеска го објави Конкурсот за запишување ученици во прва година во јавните средни училишта во учебната 2020/2021 за настава во гимназиско, стручно, умет

Testi kualifikues do të organizohet në shkollat ​​për arsim të mesëm më 26 qershor 2023, ndërsa renditja përfundimtare me rezultatet do të publikohet më 26 qershor 2023 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në ëëë.mon.gov.mk. Lista përfundimtare e renditjes për secilën shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira  do të publikohen më 1 korrik 2023, më së voni deri në ora  12 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.

Testi kualifikues do të organizohet në shkollat ​​për arsim të mesëm më 3 korrik 2023, ndërsa renditja përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 3 korrik 2023, në tabelën e shpalljeve të shkollave dhe në www.mon.gov.mk.

Nxënësit të cilët dërgohen në riprovim, provime të vitit, provim për avancim më të shpejtë mund të regjistrohen në shkollat ku do të mbeten vende të lira pas afatit të qershorit.

Paraqitja e nxënësve do të bëhet me 21 gusht deri në orën 24.

Pas publikimit të rang listave përfundimtare me rezultatet e regjistrimit, nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollë, janë të detyruar të tërheqin të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në shkollë në afat prej 24 orëve, ndërsa shkollat ​​janë të obliguara t`ua kthejnë të gjithë dokumentacionin nxënësve në afat prej 24 orëve.

Paraqitja për regjistrim në programin e maturës ndërkombëtare në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit Gjimnazi- “Josip Broz Tito” – Shkup do të bëhet prej më 3 deri më 12 maj 2023.