Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup prej sot deri të premten

Shkup, 6 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryetarja e Sllovakisë, Zuzana Çaputova.

Më 08.09.2022 dhe 09.09.2022 për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë presidenti i Italisë, Serxho Matarella.

Për këto arsye, kumtuan nga MPB, Sektori për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit nëpër rrugët e rajonit qendror më të gjerë të Shkupit.

MPB u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë