Reagon Gruevski pasi prokurorja Stefanova kërkoi dënim maksimal për të
Shkup, 12 prill – Pas fjalëve përfundimtare për rastin “Parcelat në Vodno”, ish kryeministri Nikolla Gruevski u drejtua në FB nga Budapesti.
Ai shprehet se nuk është për tu habitu që prokurorja Stefanova ka kërkuar dënim maksimal për të, informon Zhurnal.
“Nuk ishte e vështirë të supozohet, ashtu siç edhe njoftova para dy javëve, menjëherë pas “marrëveshjes” së bërë pas së cilës erdhi dhe kthesa e madhe në deklaratat e tyre, ajo që sot në fakt ndodhi, prokurorja Lile Stefanova pas fjalëve përfundimtare kërkoi nga gjykata dënim maksimal për mua, dhe dënim minimal për Jordan Kamçev, ndërsa dënimme kusht për Risto Novaçevski”, ka shkruar Gruevski.
Ai edhe njëherë përsëriti se deklarimet e të akuzuarve nuk është dashur të meren si dëshmi sepse mund të gënjejnë për të shpëtuar.
“Lëndë ku Prokuroria nuk ka siguruar asnjë material si dëshmi, as dëshmi verbale i cili direkisht nga dëshmitarët më caktuan mua si fajtor se me të vërtetë kam blerë dhe fshehur tokë dhe banesa, as hyrje e as dalje të parave të mia ose personave të lidhur me mua, e as mund të siguronte sepse kjo nuk ka ndodhur”, ka shkruar Gruevski duke i publikuar përsëri bisedat telefonike me Orce Kamçev./Zhurnal.mk

