Rasti “Palermo”/ Qeveria, këshilli i gjykatësve dhe ai i prokurorëve po shqyrtojnë shkelje të mundshme

Shkup, 30 mars – Qeveria po përcjellë rastin me ministrin e drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe prezencën e tij në ndeshjen futbollistike në Itali, dhe pasi të shqyrtohen të gjitha informatat dhe faktet, do të veprohet në përputhje me kodin etik për sjellje, njoftojnë nga Qeveria. Të njejtat informacione vijnë edhe nga Këshilli Gjyqësor për gjykatësit Llazar Nanev dhe ngaKëshill ii Prokurorëve, për prokuroren Fatime Fetai, informon Zhurnal.

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, i bëri thirrje Qeverisë, Këshillit gjyqësor dhe këshillit të prokurorëve publik të kontrollojnë nëse ka shkelje të kodit etik pasi Tupançevski, Fetai dhe Nanev në llogari të FFM-së udhëtuan në Palermo dhe fituan bileta në VIP zonën për ndeshjen futbollistike mes Maqedonisë dhe Italisë më 24 mars. Çarter fluturimi për në Palermo u organizua më 22 mars.

Prokurorja Fetai para dy ditëve tregoi disa fletpagesa për agjencinë turistike “Gulliver” e cila organizon aranzhmanet për FFM-në. Data e pagesës ishte 28 mars. Në pyetjen pse në këtë datë ka paguar fakturën, ajo tha se ka paguar në afatin e dhënë nga faktura.

Premtime se do të shqyrtojnë rastin “Palermo” ka edhe nga këshilli gjyqësor dhe këshilli i prokurorëve.

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, prokurorja Fatime Fetai, gjykatësi Llazar Nanev, kryetari i Strugës Ramiz Merko, ish kryetari i Ohrit Nikolla Bakraçeski dhe ish kryeministri Vllado Buçkovski në ndeshjen futbollistike në Palermo mes Maqedonisë dhe Italisë, kishin fluturuar gratis, në llogari të federatës futbollistike. Edhe Tupançevski edhe Fetai tërë kohën deklaronin se harxhimet për qëndrimin në Palermo i kanë paguar nga llogaria private.

Edhe pse nga Ministria e Drejtësisë premtuan se do të publikohen fakturat e paguara për qëndrimin e ministrit Tupançevski në PAlermo, këtë opinioni ende nuk e ka parë. Nga Tupançevski e dimë vetëm deklaratën e dhënë para mediave se në Itali ka qenë me harxhime personale.

Në kodin etik të Qeverisë, në nenin 17 shkruan: “Bartësit e funksioneve eksekutive gjatë kryerjes së funksioneve dhe detyrave nuk guxojnë të marin dhurata, përpos në rastet në shumën dhe mënyrën e konfirmuar me ligj për përdorimin e mjeteve në pronë shtetërore… Bartësit e funksioneve nuk guxojnë të kërkojnë, pranojnë ose të lejojnë tjetër person në emër të tyre për interes të tyre të japin apo pranojnë dhuratë, shërbim apo çfarëdo vlere tjetër, ndihmë ose tjetër shërbim lidhur me kryerjen e funksionit, gjegjësisht detyrës, e e cila do të mund të ndikonte në çfarëdo mënyre t’i vendosë në varësi ose obligueshmëri të papërshtatshme”./Zhurnal.mk