Rasti Monstra, familjarët kërkojnë ndihmë financiare nga qytetarët

Shkup, 21 prill – Këshilli Organizativ dhe familjeve të burgosurve në rastin “Monstra” po kërkon ndihmë financiare nga qytetarët për të përballuar shpenzimet e bëra gjatë përjekjeve për të siguruar drejtësi për dë dënuarit. Në emër të familjarëve, Berdi Ajdari u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për këtë çështje.Në vazhdim shkrimi i plotë i Ajdarit, i publikuar në profilin personal në Facebook!Duke pasur parasysh zhvillimet dhe ngjarjet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me rastin e montuar politik “Monstra”, ku gjykata – shkalla e Apelit si sihariq me e shpallë vendimin bash për festën e Bajramit, e zakonisht kështu kanë vepruar gjat gjithë procedures 10 vjeqare.

Ne, si kshill dhe si familjar të këti rasti kemi vendosur t’u kundërvihemi këtyre talljeve, fyerjeve dhe abuzimeve ligjore e politike, që në vazhdimsi kanë sjellë vendime Drakonike me prova të finguara për këtë rast të ndjeshëm, jo vetëm per neve, por për gjith shqipëtarët në këtë vend.Me iniciativën e disa shoqatave JQ dhe disa veprimtarëve si n ë vend poashtu edhe në Diasporë e pamë të arsyeshme këtë nisma për t’a shty procesin deri në fund dhe për të kërku drejtësi në instancat më të larta dhe ato ndërkombëtare, jemi të detyruar të shtrijmë dorën për mbështetjen tuaj sepse mundesitë tona financiare janë të kufizuara dhe të mangëta.Prandaj në emër të Këshillit Organizativ dhe familjeve të burgosurve:Shoqata: Drejtësi për rastin “MONSTRA” në krye me z. Bedri Ajdaribën apel për ndihmë humanitare në mjete materijaleEdhe pse kaluan dhjetë vite, rasti “MONSTRA” nuk gjeti epilogun e drejtë juridik në RMV.

Duke patur parasysh se as institucionet relevante botërore nuk kanë besueshmëri në gjyqsorin e RMV, kemi nevoj t’i drejtohemi gjykatës së pavarur ndërkombëtare, s’bashku të angazhojme avokat me përvoj dhe me licencë ndërkombëtare, për t’a procedu lëndën atje ku nuk do të mund të ndikojë politika maqedonase në vendimarrjen e drejtë për zbardhjen e rastit.Zbardhja e këtij rasti, ka koston e vet, por kjo kosto do ta demaskoj fëtyrën shoveniste të politikës sllave dhe gjyqësisë selektive në Maqedoninë e Veriut, duke dëshmuar së shqiptarët nuk janë as terroristë dhe as vrasës të fëmijve.Pas dhjetë viteve angazhim, investim dhe përkushtim, duke i përdorur të gjitha mekanizmat juridike dhe demokratike sidhe të drejtën legjitime për të protestuar kundër rasteve të montuara politike, duke kërkuar vetëm DREJTËSI u organizuan protesta të fuqishme, ku hasëm në përkrahje të pa rezervë nga shqiptarët si ne Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, në të gjitha shtetet Europjane dhe në SHBA, por hasëm në veshë të shurdhër nga shteti jo demokratik, i cili bëri ç’mos për t’i shuar protestat në mënyrë më brutale, duke i rrahur, përgjakur e plagosur me shok bomba te perdorura në të vetmin rast kundër protestuesve shqiptar dhe duke i dënuar me burgim të rëndë protestuesit që kërkësë të vetme kishin DREJTËSI dhe LIRI për të burgosurit e pa fajshëm!

Pasi i shterrëm të gjitha mjetet demokratike në vend për zbardhjen e rastit, erdhi momenti të kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen tuaj materiale – donacion, për të mbuluar harxhimet e avokatëve ndërkombëtar, ekspertëve juridik, ekspertëve ligjor, kryerjen e ekspertizave jashte vendit, si dhe mbulimin e nevojave materiale në mbajtjen e familjeve dhe nevojat e të burgosurve të pafajshëm.O vllezër shqiptar, veprimtar, miq, shokë, njerëz human, donatorë dhe dashamirë të drejtësisë!Ju lutemi na ndihmoni dhe mos na lini të vetëm në përballje me një shtet nacionalist dhe të padrejtë, sepse:Maqedonia është një shtet i cili për qëllime politike i vret fëmijët e vet,nga ana tjetër i fajson, i burgos me burg të përjetshëm shqiptarët në këtë vend!

Me respekt, Shoqata dhe familjet e të burgosurve.kryetar,Bedri Ajdari,

kontakt Tel./ Viber / WhatSapp: + 389 70 206 221

Në këtë emër dhe llogari mund t’a bëni donacionin tuaj:

shoqata: Drejtësi për rastin “Monstra” Shkup RMV

Conto për deviz:

Drejtësi për rastin “Monstra” Shkup, NR of Macedoniabank:

Komercijalna banka AD SkopjeConto: 0270100380312Iban: 07300701003803143

SWIFT.KOBSMK2X

Llogaria për MKD:Правда за случајот “Монструм” СкопјеDrejtësi për rastin “Monstra” Shkupbanka: Komercijalna banka AD Skopje

llogaria:300000004654678

ShtojcëZoti i bekofte shqiptarët, donatorët, njerëzit human dhe dashamirët e drejtësisë..