Raport shqetësues: Nga janari kanë ikur mbi 200 mjekë nga Kosova, 300 janë të papunë
Grupi për Ballkan ka publikuar raportin “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor”, duke ofruar statistika dhe rekomandime se si duhet të veprojnë institucionet e vendit.
Arieta Dragusha, nga Grupi për Ballkan tha se ikja e mjekëve tregon një mungesë perspektive në vend.
Sipas raporti të këtij grupi nga viti 2018 deri në shtator të viti 2022 janë lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës.
Kurse vetëm nga janari deri në shtator të 2022 janë lëshuar 183 certifikata të tilla.
Prandaj u bë thirrje që të rritet me urgjencë buxheti për sektorin e shëndetësisë duke i’ u afruar mesatares së BE-së prej 9,9% të bruto produktit vendor, shkruan EO.
“Kjo lëvizje e mjekëve tregon me shumë mungesë perspektive. Sipas Statistikave 60% e qytetarëve shprehin dëshirën që të jetojnë jashtë vendit. Për vitet 2019-2020, janë lëshuar 352 leje të punës për punëtorët shëndetësor nga Kosova në Gjermani. Nga viti 2018 deri në shtator të vitit 2022, Oda e Mjekëve të Kosovës ka lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Krahasuar me vitin 2020 kur kjo odë ka lëshuar 105 certifikata të tilla, nga Janari deri në Shtator 2022, e njëjta ka lëshuar 183 certifikata”.
Sipas Dragushës situatë më e rëndë është në Odën e Infermierive, sipas saj, nga janari deri në shtator të vitit 2022 janë 586 certifikata të lëshuar për infermierë.

