Rama takohet me dr. Neshad dhe Dardan Asllanin, flasin për rëndësinë e digjitalizimit të shëndetësisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se pjesë e rritjes së hovshme të trendit të digjitalizimit është bërë edhe sektori i shëndetësisë.

Rama ka njoftuar se me doktorët Neshad Asllani dhe Dardan Asllani kanë biseduar rreth një platformë digjitale për kujdesin shëndetësor.

“Pjesë e rritjes së hovshme të trendit të digjitalizimit është bërë edhe sektori i shëndetësisë. Dr. Neshad Asllani dhe Dr. Dardan Asllani na prezantuan Klinikën Digjitale, një platformë digjitale e kujdesit shëndetësor me potencial të madh për ta përmirësuar performancën e shërbimeve shëndetësore”.

“Së bashku diskutuam për mundësitë që këtë platformë ta inkorporojmë në Qendrat Mjekësore Familjare të Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/278655697745759