Rama: Shqipëria, lider në rajon për shërbimet e digjitalizuara, kemi hequr një barrë të tmerrshme

Kryeministri Edi Rama tha në eventin e prezantimit të shërbimeve satelitore se Shqiëpria është botërisht e njohur nga institucionet ndërkombëtare si lider në rajon për shërbimet e digjitalizuara.

Numri një i qeverisë përmendi edhe njëherë faktin se ka hequr një barrë të tmerrshme nga shpina në lidhje me titujt e pronësisë, pasi ASHK ka kaluar në sistem të digjitalizuar dhe marrëdhënie të digjitalizuar me qytetarin.

“Shqipëria është botërisht e njohur nga institucionet ndërkombëtare si lider në rajon për shërbimet publike të digjitalizura. Kemi hequr një barrë të tmerrshme nga shpina sa u përket titujve të pronësisë dhe aksesin e qytetarëve në titujt e pronësisë.

Kemi hyrë para 48 orësh, ASHK ka kaluar në sistem të digjitalizuar dhe marrëdhënie të digjitalizuar me qytetarin gjë që ka krijuar një konfuzion brenda sistemit të shërbimit tek individët e punësuar që i trajtojnë kërkesat e qytetarëve për të ushtruar pushtetin e tyre të vogël absolut mbi qytetarin. Nuk ka ndonjë problematikë të madhe shqetësuese”, tha Rama.