Rama: Punohet në disa lote për të finalizuar Korridorin VIII

Korridori 8 është një nga projektet bërthamë të infrastrukturës, i cili ndërlidhet me tre rrjete të tjera të rëndësishme rrugore si dhe me Korridoret 4, 9 dhe Rrjetin Transeuropian.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Korridorit VIII, ku po punohet paralelisht në disa lote për të finalizuar këtë vepër.

Përfundimi i kësaj vepre do të shkurtojë gjithashtu distancën mes Tiranës dhe Tetovës në më pak se dy orë.

Korridori 8, një nyje rrugore dhe hekurudhore që nis në Brindisi në Itali, kalon nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe përfundon në portet e Bullgarisë, që nga 1 dhjetor 2022 është pjesë e rrjetit strategjik të transportit Europian (TEN-T).