Rama pret në takim liderët e BE-së Borrell dhe Varhelyi në Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur në takim përfaqësuesit e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Jossep Borrell dhe Oliver Varhelyi
Rama përmes një postimi në facebook tha se kjo është ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
“Tiranë – Një tjetër ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit”, ka shkruar Rama.

