Rama nxjerr grafikun: Që prej 2014-ës Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për biznesin e madh dhe numrin më të lartë të akuzave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me taksat e biznesit të madh, duke lehtësuar kështu barrën për biznesin e vogël.

Përmes një postimi, ku nuk i ka kursyer ironitë, Rama thekson se që prej 2014-ës, Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për biznesin e madh, por edhe për akuzuat e sharjeve për të kundërtën.

“Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!”, shkruan Rama. Në grafikun e nxjerrë nga Rama shihet se taksa është 15 %, si në Serbi.