Rama kritikoi ashpër SPAK/ Salianji: Kush e ka frikësuar KM që i nxorri dhëmbët drejtësisë

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me mbledhjen e Asamblesë së PS.

Sipas Salianjit kjo është një asamble e organizuar për shwën e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve. Salianji ngre pyetjen se nga kush është frikësuar Rama, që sipas tij po kërcënon me skualifikimin e SPAK.

    “Një Asamble Socialiste e organizuar për shoën e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve!

    Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!

    Çdo strukturë e drejtësisë në Shqipëri ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe që e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar!

    Drejtësia duhet ti qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste”, shkruan Salianji.