Rama e kancelari Scholz shkëmbejnë batuta për Ballkanin
Kërkesat dhe kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor gjatë krizës energjetike dhe të mos e braktisë atë siç bëri me pandeminë e COVID-19 nuk ranë në vesh të shurdhër.
Mes të qeshurave por edhe premtimeve, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se BE do i qëndrojë pranë Ballkanit Perëndimor. Një deklarim të tillë e bëri gjatë fjalimit të tij në gjuhën gjermane në kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin.
Pas këtij zotimi, mes batutave, kancelari gjerman i drejtohet kryeministrit Rama duke i thënë në anglisht se Ballkani nuk do të lihet vetëm.
‘Edi (i drejtohet kryeministrit që ishte ulur në sallë) sapo thash që ne do t’u qëndrojmë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor (qesh).’- u shpreh kancelari Olaf Scholz, që shkaktuan edhe të qeshura në sallë.