Rama: Amnistia fiskale do të bëhet, asnjë tërheqje nga nisma

Me gjithë kundërshtitë e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama është i vendosur për amnistinë fiskale.

Për këtë çështje, të enjeten në mëngjes, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me të gjitha ambasdorët.

Me shumë se dy javë nga kërkesa drejtuar policisë së shtetit për të deklaruar me fakte nëse i shumëkërkuari nga drejtesia, Ervis Martinaj është gjalle apo vdekur, Edi Rama tha se provat ende nuk janë.

Pasi Arben Ahmetajt i hoqi edhe detyrën e rradhes, atë nga drejtuesit politk të Qarkut Vlorë, kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigje përse Partia Socialiste po distancohet nga një prej figurave të saj më të rëndesishme.

Këto deklarata kryeminisrtri Edi Rama i bëri pasi bëri me dije se me vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë hyn në fyqi rritja e pagave për policët e shtetit, të burgjeve, gardës së republikës, admninistratës shtetërore dhe dyfishimi i ndihmës eknomike.