Radev: Maqedonizmi militant mund të destabilizojë Evropën

Shkup, 4 maj – Presidenti bullgar, Rumen Radev, në konferencën e sotme për shënimin e 119 vjetorit të vdekjes së Goce Dellçev, tha se Maqedonia mund të vazhdojë rrugën e eurointegrimeve vetëm nëse e çrrënjosë “maqedonizmin militant” dhe nëse i integron bullgarët në shoqërinë e tyre, transmeton Zhurnal.

“Përkundër kësaj, përballemi me vendime të rëndësishme dhe dilema të vështira – si ta bëjmë atë që sa më shpejtë të fillojnë negociatat derisa njëkohësisht vendosin barierë me maqedonizëm militant. E qartë është se duhet të kërkojmë ku janë interesat tona që të kryqëzohen dhe të kërkojmë kompromise. Por kur flasim për kompromise – nuk mund të bëjë kompromise me të drejtat e bullgarëve në Maqedoni.

Të drejtat e tyre duhet të jenë të regulluara në Kushtetutë me qëllim që të integrohen në jetën ekonomike dhe shoqërore, e për këtë duhet t’i jepet fund proceseve të debullgarizimit. Nuk mund të bëj kompromis me historinë tonë dhe identitetin. Është me rëndësi të veçantë ndalimi i gjuhës së urrejtjes dhe të fillohet me ndryshimin e librave. Nuk mund të pranoj se gjenerata më e re te fqiu ynë është edukuar në frymën e urrejtjes ndaj bullgarëve. Kjo është e papranueshme. Nuk ka shanse të shkojmë përpara nëse nuk zbulohen arkivat e “UDBA”-s.”, ka deklaruar Rumen Radev.

Presidenti bullgar është në qëndrimin se Maqedonia duhet të fillojë negociatat me BE-në vetëm kur të kryejë ndryshimet kushtetuese.

Ai, gjithashtu, pyeti se nëse tani nuk mund të sigurojnë shumicë prej 2/3 në parlament për ta bërë këtë, cili do të jetë vullneti i autoriteteve për t’i realizuar kriteret nga Kopenhaga për anëtarësim në BE. Sipas presidentit bullgar Radev, moszgjidhja e çështjeve politike midis dy vendeve fqinje e bllokon edhe shkëmbimin e të gjitha zonave të tjera./Zhurnal.mk