Radev: Koha është që ideologjia antibullgare në Maqedoninë e Veriut të mbetet në të kaluarën

Sofje, 21 prill – Nëse flasim për fashizëm, duhet të jetë e qartë se Ivan Mihajllov është njeriu, i cili e ka refuzuar Hitlerin që ta shtyjë Maqedoninë në luftë vëllavrasëse me Bullgarinë, deklaroi sot presidenti bullgar Rumen Radev.

“Jo Ivan Mihajllov, por njerëz të tjerë, pas vendosjes së diktaturës jugosllave në Maqedoni, kanë vrarë dhe dërguar dhjetëra mijë njerëz në llogore të përqëndrimit, vetëm se kanë vendosur të quhen bullgarë. Ky është fashizëm i vërtetë”, vlerëson Radev.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s, sipas Radevit, koha është që ideologjia antibullgare “e cila po qarkullon” në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qartë se me qëllim i helmon marrëdhëniet bilaterale dhe me qëllim e minon rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian, të mbetet në të kaluarën.

“Tentimi i politikanëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që të ndërtojnë identitetit në bazë të falsifikateve të Internacionales komuniste, e jo në bazë të së vërtetës historike është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët me të vërtetë dëshirojnë anëtarësim në BE”, tha në deklaratë për gazetarët presidenti bullgar, Radev.