Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 45-vjeçarja në Durrës

Një 45-vjeçare është paraqitur pa shenja jetë në spitalin e Durrësit mëngjesin e kësaj së mërkure. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se e ndjera ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke i shkaktuar vdekjen.

“Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj”, thuhet në njoftim.

Policia raporton se 45-vjeçarja është dërguar pa shenja jete në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.