Qyteti Shkupit vendos mbylljen e “urës” në fshatin Llokë

Shkup, 21 mars – Qyteti i Shkupit sot ka mbyllur ” urën” e improvizuar në fshatin LLokë e cila lidh këtë fshat me Komunën e Gjorçe Petrovit.

Ura në fjalë është mbyllur pasi rrezikohej në çdo moment të shembej. Është ndërtuar para 25 viteve nga vetë banorët, ndërsa edhe përkundër kërkesave për një urë me të gjitha kushtet e duhura kërkesat gjithnjë kanë hasur në vesh të shurdhur të autoriteteve

Së fundi zgjidhjen e këtij problemi banorëve ua ka premtuar kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. /KlanMacedonia/

https://www.facebook.com/KlanMacedoniaTelevision/videos/347020723872262