Qytetarët mund të ngelin pa dokumenta? Punëtorët prej nesër në protesta

Shkup, 26 prill – Konfederata e Organizatave Sindikale me Sindikatën e Pavarur të Drejtorisë për Libra Amë, paralajmërojnë se nga nesër do të fillojnë me protesta, informon Zhurnal.

Detajet për protestën dhe pasojat, nga KOSS do t’i njoftojnë sot në mesditë.

“Opinioni duhet ta dijë se nxënësit të cilët nuk ndoqën mësim përshkak grevës nga mësimdhënësit, tani me grevën e Sindikatës së PAvarur të Drejtorisë për Libra Amë, prindërit nuk do të mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre për vitin e ardhshëm shkollor përshkak mos punës së zyrave amë”, thonë nga KOSS.

Nga atje thonë se në rast që protestat zgjatin më tepër, numër i madh i qytetarëve nga diaspora të cilët vijnë për rinovim të dokumenteve personale, ka gjasa që këtë të mos mund ta bëjnë përshkak grevës./Zhurnal.mk