QMK: Zjarre pyjore edhe në kushte me borë, të mos digjen mbeturina dhe kontejnerë në ambient të hapur
Shkup, 24 janar – Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të kaluara ka shuar zjarre në zona të banuara në Shkup. Me një automjet zjarrfikës dhe katër zjarrfikës nga ora 17:20 deri në 20:15 kanë shuar një pyll të djegur mbi minierën “Banjani” në Komunën Çuçer Sandevë.
Siç informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), zjarrfikësit nga Njësia territoriale e zjarrfikësve nga Staro Nagoriçani dje nga ora 14;20 deri në orën 18:30 me një automjet zjarrfikës dhe dy zjarrfikës kanë ndërhyrë në shuarjen e pyjeve të djegura me kërcell të ulët dhe bimësisië së ulët në afërsi të fshatrave Stepance dhe Bajllovcë.
QMK apelon të mos digjen mbeturina dhe kontejnerë në ambient të hapur sepse ul cilësinë e ajrit të ambientit dhe qytetarët të dëgjojnë rekomandimet e zjarrfikësve për pastrimin e oxhaqeve.
Qytetarët duhet të kenë kujdes kur ecin në natyrë në vendet më të larta dhe malet në vendin tonë, sepse në kushte të tilla dimri me borë dhe akull është e rrëshqitshme, veçanërisht në vendet nën hije.

