QMK: Ka ende zjarre në hapësira të hapura dhe rrugë të pakalueshme
Shkup, 26 janar – Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informon se gjatë 24 orëve të kaluara ka pasur zjarre në vegjetacion në hapësirë të hapur dhe rrugë të pakalueshme.
Dy zjarrfikës nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Valandovë dje nga ora 13:50 deri në ora 15:00 me një automjet kanë intervenuar në kallam të djegur, manaferra dhe vegjetacionit të ulët në një sipërfaqe prej dy hektarësh përgjatë rrugës fshati Marvinc – fshati Udovë.
QMK Rajonale e Velesit njofton se gjatë ditës kanë pranuar raportime nga qytetarët për rrëshqitje të dheut në afërsi të fshatit Krivolak në rrugën Negotinë – Shtip. Ato janë larguar nga ekipet e NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale.
Në Komunën e Kriva Pallankës i pakalueshëm është drejtimi lokal rrugor Duraçkë Reka – fshati Drenak.
QMK Rajonale Tetovë informoi se si pasojë e temperaturave të ulëta në rrugën ndërmjet fshatrave Negotinë dhe Kalishtë të komunës Vrapçisht ka akull në rrugë, gjë që paraqet rrezik për komunikacion. Ngjarja është denoncuar nga një qytetar në numrin e vetëm për denoncime të rasteve urgjente 112.

