Qindra mësimdhënës protestojnë para SASHK-ut, nuk janë të kënaqur me rritjen e pagave prej 12%

Qindra mësimdhënës janë mbledhur para selisë së SASHK-ut duke kërkuar që greva të mos ndërpritet, transmeton Zhurnal.

Ata nuk duan zyrtarisht të flasin para kamerave, por thonë se rritja prej vetëm 12% të pagave për ta është e papranueshme. Ata brohorasin “UAA JAKIM” dhe kërkojnë takim me udhëheqësinë e sindikatës.

Dje SASHK u dakordua me Qeverinë për rritje të pagave të mësimdhënësve për 12%. Në ora 16:00 do të vendosë Këshilli i Sindikatës nëse od të pranojë ofertën e QEverisë dhe nga nesër nxënësit ët kthehen në shkolla dhe çerdhe./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/sitelmk/videos/322116423201398