Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për librat e nxënësve në Luginë të Preshevës

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në vlerë prej mbi 250 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

“Ndihma jonë për bashkëkombasit tanë është jo vetëm nevojë por edhe obligim i yni, që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kërkesa e Këshillit Kombëtar Shqiptar, u votua unanimisht.