Qeveria miraton propozimet e KSI-së për heqjen e maskave

Shkup, 12 prill – Qeveria sot ka pranuar dhe miratuar propozimet e KSI-së për mos mbajtje të detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura, informon Zhurnal.

Maskat nuk do të jenë të detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe në shkolla. Qeveria gjithashtu solli vendim dhe për heqjen e ndalesës për organizimin e ekskurzioneve.

Maskat të detyrueshme ngelen vetëm në autobus, barnatore, spitale dhe shtëpi të të moshuarve.