Qeveria do të mbajë seancën e 85të

Shkup, 27 shtator – Qeveria do të mbajë sot seancën e 85të. Në këtë seancë do të shqyrtohet informacioni për masat e ndërmara të Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor për përmirësimin e gjendjes së nivelit të ujit të rezervuarit në “Liqenin e Tikveshit”, informon Zhurnal.

Me propozim të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe ADministratë, anëtarët e Qeverisë do të informohen për aktivitetet fillestare lidhur me planin nacional për menaxhim me kualitet në sektorin publik në RMV, 2023-2025./Zhurnal.mk