Qeveria do të mbajë seancën e 37 të
Shkup, 12 prill – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në orën 12:00 do të mbajë mbledhjen e rregullt të 37-të.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp. sipas rendit të propozuar të ditës, në të cilën midis tjerash do të shqyrtohet Propozim-Ligji për inspektimin financiar në sektorin publik, si dhe propozimi për ndryshimin e Ligjit për transport në trafikun rrugor.
Para ministrave do të jetë edhe Informata për Kornizën Programore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) për Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2025, me Kornizën Programore të përgatitur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomia e Ujit.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.

