Qeveria do të mbajë seancë të rregullt

Shkup, 20 shtator – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 83-të.

Në mbledhje, mesa tjerash, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të shqyrtohet Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë për partneritet financiar mes Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut përfaqësuar nga Qeveria, për procedurat e veçanta për zbatimin e ndihmës financiare nga Unioni për Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas Instrumentit për ndihmë paraaderuese (IPA III).
Në rend të ditës, para ministrave do të gjendet edhe Informacioni për punën e grupit ndër-sektorial konsultues dhe këshillëdhënës për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat për vitin 2021, propozuar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë, që është parashikuar të mbahet në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës.