Punonjësit nuk po paguhen dyfish për të dielat, paralajmërim për punëdhënësit!
Shkup, 7 mars — Një pjesë e punëdhënësve kanë shmangur obligimin për pagesën e pagës së dyfishtë ditore gjatë ditëve të diela. Inspektorati Shtetëror për Punë u ka dërguar paralajmërim për pagesën e të njejtës. Nga LSM thonë se më tepër se 12mijë punëtorëve u është shkelur kjo e drejtë. Shumica janë nga sektori publik, transmeton Zhurnal.
Një pjesë e punëtorëve në lëmi të cilat konsiderohen si të përjashtuara nga e diela ditë jo pune, nuk e kanë marë pagesën e dyfishtë e cila u takon në përputhje me dnryshimet ligjore.
Shumë punonjës janë paraqitur në LSM dhe janë ankuar se pagën e shkurtit nuk e kanë marë me rritje të nevojshme që kanë punuar edhe të dielave. Asnjëri nuk dëshiron të flet haptazi para kamerave sepse kanë frikë se do të humbin vendin e punës.
E diela ditë pune është edhe për shumë gazetarë dhe punonjës mediatik. Një prej tyre pranon se nuk i është paguar pagesa e dyfisht për të dielën.
“Në janar punova një vikend, një të diel, por në pagë nuk më është llogaritur pagesa e dyfisht. Në sektorin mediatik që moti kohë nuk respektohen këto të drejta dhe kjo është një prej shumë praktikave për mos respektim të të drejtave të punëtorëve vite me radhë. Si përshembull punë të dielën, për festa, punë jashtë orarit, vonë në mbrëmje, ka shumë momente që dyshoj se diçka do të ndryshojë, sepse në mediat maqedonase këto të drejta nuk respektohen fare”, thotë një gazetar, i punësuar në një media në Maqedoni.
Shenjë e mirë është se punonjësit kanë guxim dhe paraqesin shkeljet. Nga atje rikujtojnë punonjësit se nëse kanë punuar 40 orë gjatë javës, dhe përsëri shkojnë të dielën të punojnë, atëherë duhet të marin pagë për tetë orë dhe plus 50% të asaj shume.
Ndryshe në përputhje me ndryshiemt ligjore, në lëmitë të cilat konsiderohen si të përjashtuara nga e diela ditë jo pune, punonjësit duhet të marin pagesë ditore më të lartë për 50%, ndërsa ato që kanë punuar të dielën, dhe janë të punësuar në qendra tregtare duhet të marin 100% pagë më të lartë ditore për të dielën.//Zhurnal.mk

