Punëtori nacionale për zbatimin e Konventës së OKB-së kundër korrupsionit
Shkup, 5 prill – Për luftim efektiv kundër korrupsionit, përveç kornizës ligjore, është i nevojshëm zbatimi konsekuent i tij përmes sistemit efikas që nuk do të varet nga faktori njerëzor apo Qeveria, por do të funksionojë në mënyrë transparente dhe efikase, si dhe angazhimin individual ndaj të gjitha institucioneve të përfshira në sistemin kundër korrupsionit, por edhe bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë, porositën disa nga pjesëmarrësit në Punëtorinë kombëtare për zbatimin e Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit (UNKAK).
Zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska konsideron se duhet të punohet për krijimin e një sistemi kundër korrupsionit që do të funksionojë profesionalisht, në mënyrë transparente dhe efikase, pa u varur nga cila parti politike është në pushtet dhe faktori njerëzor, por nga rregullat dhe rregulloret.
“Kjo është e mundur vetëm nëse ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndërmjet të gjitha institucioneve në zinxhirin e ngarkuar për shtypjen dhe sanksionimin e të gjithë atyre që shkelin ligjin duke filluar nga KSHPK, MPB, policia financiare, prokuroria, gjyqësori… Sikur vetëm një nga këto institucione në këtë zinxhir nuk funksionon si duhet, atëherë jam e sigurt se efikasiteti në luftimin e të gjitha dukurive negative në shoqërinë tonë nuk do të jetë i plotë”, tha Grkovska.
Kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska pajtohet se vendosja e këtij sistemi është i patjetërsueshëm, sepse, siç tha ajo, pesha e problemeve që shkakton korrupsion, që minon institucionet, vlerat demokratike dhe morale dhe drejtësinë. Korupsionin, theksoi se është i lidhur edhe me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik dhe larjen e parave.
Kryetarja e KSHPK-së theksoi se kanë përpunuar edhe analiza që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e të drejtave diskrete.
Ministri i Drejtësië Nikolla Tupançeski foli për Konventë e OKB-së kundër korrupsionit që, siç tha ai, paraqet mekanizëm të vetëm, obligues, anti-kurruptiv universal apo instrument për herë të parë në historinë e njerëzimit, duke nënvizuar se paraqet edhe mjetë gjithëpërfshirës për përgjigje adekuate, të duhur ndaj sfidave bashkëkohore në luftën kundër korrupsionit.
Ai shtoi se po përpiqen të konstatojnë edhe zgjidhin anomalitë që dalin nga gjendje të këtilla.
Punëtoria kombëtare për implementimin e Konventës së OKB-së kundër korrupsionit (UNKAK) po mbahet në organizim të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (QMBN).

