Punëtori nacionale për implementimin e Konventës së OKB-së kundër korrupsionit

Shkup, 5 prill – Në organizim të Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) sot dhe nesër do të mbahet Punëtori nacionale për implementimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit (UNKAK).

Punëtoria synon të zhvillojë kapacitetet e pjesëmarrësve në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit (UNKAK) dhe të mundësojë dialog konstruktiv ndërmjet shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe ekspertëve të qeverisë.

Do të përbëhet nga sesione plenare që do t’u mundësojnë pjesëmarrësve të kontribuojnë gjatë prezantimeve përmes pjesëmarrjes aktive në diskutime dhe shkëmbimit të informacionit/njohurive dhe ushtrimeve interaktive, të cilat sigurojnë mundësi specifike të të mësuarit.

Siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska, ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, Bill Vud, shef i Zyrës programore të UNODC-së në vend dhe Matias Huter, drejtor i Koalicionit UNKAK.