Pula: Drafti i publikuar për Asociacionin, në kundërshtim me atë se çfarë thanë Chollet e Escobar

Njohësi i çështje politike, Shqiprim Pula, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i publikuar sot nga Fondacioni Friedrich Ebert, i jep disa kompetenca komuniteti pakicë serb në Kosovë.

Ai ka thënë se publikuesit e këtij drafti do duhej të sqaronin se nga kush janë ngarkuar për ta hartuar. Pula në Tëvë1, tha se drafti është në kundërshtim me atë se çfarë kanë deklaruar përfaqësuesit amerikan Chollet dhe Esocbar.

“Drafti i propozuar sot është në kundërshtim me atë se çfarë kanë thënë Chollet dhe Escobar. Ky draft të cilën sot e pamë tregon për një mori kompetencash të cilat e profetizojnë pakicën serbe në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, drafti i publikuar është ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës dhe nëse duhet të bëhet, atë duhet bërë Qeveria e Kosovës.

“Nëse duhet bërë Asociacioni atëherë duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës. Ky draft është ndërhyrje në punët e shtetit të Kosovës, sepse nuk është kërkuar si ndihem nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Pula.

Në një kolumne të përbashkët nga Chollet dhe Escobar një pjesë e së cilës është publikuar nga ambasada amerikane, thuhet se ShBA nuk do të lejojë një Asociacion i cili cenon sovranitetin e Kosovës.

Aty thuhet se ka ardhur koha që të formohet Asociacioni.

“Si miku dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e ASM-së, Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike. Ne jemi të gatshëm të mbështesim Kosovën në përmbushjen e këtij zotimi dhe do të qëndrojmë në krah të vendit në çdo hap. E ardhmja si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë – dhe për të rinjtë e saj që tani kërkojnë mundësi jashtë vendit – mund të jetë e ndritshme, në një Evropë me të vërtetë “të plotë, të lirë dhe në paqe. Na mbetet vetëm ta shfrytëzojmë këtë moment së bashku. – Koha për themelimin e ASM është tani”, thuhet në kolumnen e tyre.

Pula, ka thënë se emisarët e BE-së dhe Amerikës do duhej të kuron një raport të zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe nëse Asociacioni është e vetmja që nuk është zbatuar.

Ai ka thënë se propozimet për Asociacionin nuk duhet të pranohen pa u analizuar mirë edhe nëse vijnë nga aleatët siç është ShBA.

“Çdo lloj propozimi që i bëhet Kosovës nuk duhet përqafuar pa analizuar. Nuk po tham që të jemi skajshmëritë refuzues por nuk duhet të ngutemi”, ka thënë ai.

E për çështjen e Asociacionit të martën do të ketë një takim të thirrur nga ambasada amerikane në Prishtinë.