Publikohen rezultatet e testit të kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së

Bordi i RTK-së ka publikuar vlerësimet e bëra nga secili anëtar për kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së dhe rezultatet finale të kandidatëve në testin me shkrim.

Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, ka pritur të mërkurën kandidatët për drejtor të RTK-së, të cilët kanë shprehur interesim për ta parë testin dhe vlerësimet e bëra nga anëtarët e komisionit.

“Ky proces ka pasuar me finalizimin e listës së kandidatëve për drejtor dhe pikët përfundimtare për secilin prej tyre. Janë gjithsej tetë kandidatë të cilët do t’i nënshtrohen intervistës me gojë që do të mbahet të shtunën me datë 19 mars me fillim nga ora 10.00”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së.

Në këtë njoftim Bordi i RTK-së ka paraqitur edhe linkun me dokumentin i cili përmban vlerësimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës për secilin kandidat, në secilën pyetje, si dhe listën finale

Lista e rezultateve të përmbledhura:

Shkumbin Ahmetxhekaj 80.7 pikë
Bekim Hasani 79.4
Fadil Hoxha 73.7
Hysen Hundozi 70.9
Gjergj Filipaj 69.3
Arben Berisha 65.8
Fisnik Durguti 52.2
Adriana Kutllovci 50
Valentina Saraçini 46.3
Fahredin Shehu 46.2
Orhan Hajrizi 41.2