Publikohen dokumente dhe shifra marramendëse të pasurisë së Ahmet Zogut
Historiani Erald Kapri thotë se Ahmet Zogu ishte një njeri i pasur para se të bëhej Mbret i Shqipërisë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kapri u shpreh se edhe pa floririn dhe bizhuteritë, Zogu zotëronte një pasuri të madhe, e cila në ditët e sotme kapte vlerën e 10 milionë eurove.
“Zogu realisht ka qenë një njeri shumë i pasur edhe para se të bëhej mbret. Ishte një nga biznesmenët e parë në Shqipëri. Në 1919 këtu kan ardhur një ndustrialist italian, i cili bëri një marrëveshje me Zogun për pyjet e zonës së Pukës dhe Fushë Arrëzit. Bëri një marrëveshje për 700 mijë lireta të kohës”.
Ai thotë se Zogu ka marrë deri para vitit 1925, deri në 3 milionë lireta për marrëveshjen e pyjeve.
“Kjo marrëveshje mendohet t’i ketë sjellë 100 mijë stërlina në flori. Gjatë kohës që u bë Mbret, vendosi një standard. Oborri mbretëror do kishte një buxhet të majmë, që i shërbente oborrit mbretëror, paguheshin 500 mijë franga ose 25 mijë napolona flori”.
ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 të Gjeneral dhe 40.000 të Aranitil Ministrit Musa Juka.




