Pse Spanja nuk njeh Kosovën, kryeministri spanjoll në Tiranë: Është shkelur e drejta ndërkombëtare
Kryeministri spanjoll ka folur nga Tirana për mosnjohjen e Kosovës nga ana e Spanjës.
Sanchez: Mendoj që miqtë e mirë siç është Shqipëria edhe Spanja mund të kenë mosmarrëveshjet e veta. Një deklaratë e njëanshme për pavarësinë , ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi, këtë e themi me gjithë respektin që kemi për Shqipërinë.