PRSD së shpejti mban Kongresin e 5 me rradhë

Shkup, 2 Prill – Me fillimin e procedurave statutore për mbajtjen e Kongresit të Pestë të rregullt, Bordi Qendror i PRSD-së sot në Shkup mbajti seancë në të cilën u morën të gjitha vendimet e nevojshme për zbatimin me sukses të procedurave brendapartiake.

Bordi Qendror caktoi datën 04.06.2022 si datë për mbajtjen e Kongresit, duke marrë vendim për themelimin e Bordit për përgatitjen dhe zbatimin e aktiviteteve para Kongresit. Në seancë është marrë vendim me të cilin organizatat komunale janë obliguar që të mbajnë Konferenca lokale.

Bordi Qendror përcaktoi procedurën, mënyrën dhe kriteret për zgjedhjen e delegatëve në Kongres, si dhe Rregulloren për procedurën, mënyrën dhe kriteret për kandidatët për kryetar të partisë dhe kandidatët për anëtarë të Këshillit Qendror dhe Mbikëqyrës.

Ndër të tjera, në seancën e Bordit Qendror u rikonfirmua qëndrimi i PRSD-së për ndryshimin e modelit zgjedhor, përkatësisht nevojën e futjes së modelit zgjedhor proporcional, pa prag zgjedhor dhe me një zonë zgjedhore.