Protestojnë serbët për gjobat! Në Mitrovicën e veriut dalin në shesh gratë serbe

Pasdite në Mitrovicë të Veriut gratë serbe të Kosovës protestuan në sheshin “Car Lazar”.
Në refuzim të shkallëzimit të vendimit për targat marshuan me thirrjen siç e quajtën ato daljen nga “getoja e Kurtit”.
Gratë serbe u shprehën se po bëhet terror nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.