Protestat/ Berisha takim me kryetarët e degëve: Të largojmë Edi Ramën

Pasditen e kësaj të enjte kreu i PD, Sali Berisha mblodhi kryetaret e degëve të cilëve u kërkoi të jenë gati për protesta.

Berisha kërkoi nga kryetarët e degëve që të sigurojnë pjesëmarrje masive në protestën e 11 shkurtit, pasi sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të larguar nga pushteti kryeministrin Rama.

“Ne kemi nisur betejën në parlament, kemi thirrur protestën në datën 11 shkurt dhe hymë në një fazë përfundimtare të largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ne do të gërshetojmë dhe kombinojmë të gjitha format e përpjekjeve në këtë betejë. Revoltat në sheshe, rrugë, institucione dhe kudo. Qëndresa në parlament, hetimi parlamentar. Koha thërret popullin opozitar të gjendet në orën e tij. Ora më e rëndësishme në misionin tonë.”– tha Berisha.

Ne këtë protestë kanë lajmëruar se do të jenë të gjithë deputetët e PD përveç Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

Kryedemokrati Berisha sqaroi se protestat do të vazhdojnë deri sa Partia Demokratike të marrë vulën dhe logon.