Propozime të reja për ambasadorë: Demiri në Zvicër, Zhernovski në Serbi !?
Shkup, 23 mars – Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, për ambasador të ri në Zvicër ka propozuar Rexhep Demirin, konsul aktual gjeneral në Minhen. Propozimi është i BDI-së. Si propozim i LSDM-së, Andrej Zhernovski mund të bëhet ambasador i ri i Maqedonisë në Serbi, mëson MKD.mk nga burime diplomatike, transmeton Zhurnal.
Andrej Zhernovski më parë ka qenë dhe kryetar i komunës Qendër. Njëherë u bë edhe anëtar i Bordit Qendror të partisë së LSDM-së me çka shkaktoi reagime negative tek anëtarët. Më pas Zoran Zaev e bëri atë zv.ministër për punë të jashtme. Ai sot është kandidat i tyre për një vend ambasadori në Serbi. Ndryshe Zhernovski është inzhinier i diplomuar ndërtimor, ndërsa kjo për të do të jetë funksion i parë diplomatik.
Siç mësohet, për vend ambasadori në Washington, nuk do të kalojë filtrat as Frçkovski e as Teuta Arifi e propozuar nga BDI./Zhurnal.mk

