Propozim buxheti i plotësuar para deputetëve

Shkup, 22 dhjetor – Deputetët në Kuvend sot në kuadër të mbledhjes së 135-të do të diskutojnë për Propozim Buxhetin e plotësuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 – në lexim të dytë

Pas debatit të amandamenteve në shtëpinë ligjvënëse, Qeveria më 18 dhjetor e konstatoi tekstin e Propozim buxhetit të plotësuar. Në të u futën amandamentet e prnauara, pas debateve në komisionet kompetente në Kuvend, ndërsa janë bërë edhe ndryshime dhe plotësime të nevojshme të Propozim buxhetit të konstatuar fillimisht.

Elementet kyçe të Propozim buxhetit të plotësuar për vitin 2024, siç kumtuan nga Qeveria, janë ridizajnimi i politikës buxhetore dhe konsolidimi fiskal.

Gjatë debatit rreth amandamenteve janë pranuar tre amandamente nga gjithsej 272 të parashtruara, një i VMRO-DPMNE-së opozitare dhe LSDM-së në pushtet.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm peshon 5,5 miliarëd euro. Të ardhurat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivel prej 310,1 miliardë denarë dhe të njejtat janë për 10 për qind më të larta në raport me vitin 2023, prëderisa shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 343,6 miliardë denarë apo për rreth 5,8 për qind më të larta në raport me vitin 2023. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 343,6 miliardë denarëve apo janë për 55,8 për qind më të larta se në vitin 2023. Për rroga janë projektuar 41,2 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime është planifikuar shuma prej 25,3 miliarëd denarë, për transfere dhe subvencoone 215,3 miliardë denarë. Për transfere sociale janë projektuar 161,1 miliarëd denarë, prej të cilave për pagesë të pensioneve 83,6 miliarëd denarë, për kompensime të mbrojtjes sociale të shtresave më të ndjeshme të popullatës rreth 13,2 miliardë denarë. Rritja e ekonomisë është projektuar në nivel prej 3,4 për qind, ndërsa inflacioni një nivel deri 3,6 për qind.