Prona e Mijallkovit mbetet e ngrirë

Shkup, 21 prill – Gjykata penale i refuzoi si të pabaza ankesat e personave juridikë “Divelop grup” SHPK Shkup dhe “Best Vejt Investment” SHPKNJP Shkup kundër gjashtë vendimeve të gjykatësve të procedurës paraprake, ndërsa të lidhura me hetimin e PTHP për lëndën e njohur si “Perandoria”.

Siç informojnë nga Gjykata, Këshilli penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion dje ka mbajtur seancë në të cilën pas inspektimit të kryer në shkresat dhe duke i vlerësuar faktet e bashkangjitura në ankesa, solli vendim me të cilat ankesat refuzohen si të pabaza, ndërsa vendimet nga procedura paraprake konfirmohen në tërësi.

“Gjatë javës së kaluar, gjykatësit nga Sektori i procedurës paraprake, duke vepruar sipas propozimit të prokurorit publik kompetent, sollën vendime me të cilët janë shqiptuar masa – marrje e pronës për shkak të sigurimit për shkak të dyshimit bazë se e ka origjinën nga vepra penale, si dhe ndalesë të personave juridikë për disponim me pjesë në personin juridik dhe tjetërsim të pronës e cila konfiskohet në dobi të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën nga Gjykata penale.